Pasditen e të mërkurës, Gjesti ka thyer rregulloren dhe ka kaluar murin rrethures të shtëpisë, duke kaluar në rrethinën e dytë të shtëpisë, e cila është gjithashtu e kontrolluar 24 orë nga kamerat. Ai është rikthyer brenda në shtëpi nga Vëllai i Madh, pasi është siguruar se gëzon shëndet të plotë.
Më pas, Vëllai i Madh ka dërguar në shtëpi një zarf të zi për Gjestin lidhur me këtë situatë. Se cili është vendimi i marr për të do na duhet të presim deri në ‘prime’ të shtunën.
Ndërkohë, sot u publikua promo e “BBV”, ku duken qartë pamjet kur Gjesti kalon murin rrethues!