Publikohen pamjet nga shpërthimi i mbrëmshëm në Athinë, nuk raportohet për të lënduar

0
2

Një bombë ka shpërthyer pranë zyrave të Hellenic Train në Athinë, mbrëmjen e së premtes.

Mediat greke kanë siguruar pamjet nga momenti i shpërthimit, dhe një çantë shpinës ku ndodhej lënda shpërthyese, pak çaste para shpërthimit të madh.

Çanta ishte e lidhur në një kolonë jashtë zyrave të Hellenic Train. Autorët kanë shkuar në vendngjarje me një motor dhe e kanë lënë aty.

Nga shpërthimi nuk raportohet për pesona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Kjo ngjarje, vjen në një situatë kur zemërimi i gjerë publik është rritur si pasojë e tragjedisë hekurudhore Tempi të vitit 2023, në të cilën 57 njerëz u vranë kur një tren mallrash dhe një tren pasagjerësh që shkonte në drejtime të kundërta u vendosën në të njëjtën binarë.