Publikohen shifrat, 88 të vdekur në aksidente rrugore në 7 muajt e parë të 2020

0
220

Në shtatë muajt e parë të vitit 2020 aksidentet rrugore kanë rezultuar tragjike për 88 persona.

Ndërkohë në total deri në fund të muajit që lamë pas janë regjistruar gjithsej 635 aksidente.

Shifrat janë bërë publike nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili thotë se në vjeshtë të vitit 2020 do të jetë gati paketa e plotë me ndryshimet ligjore për përmirësimin e Kodit Rrugor, që synon forcimin e masave.

“2020 e shpallëm Vitin e Sigurisë Rrugore, me synimin të vijojmë uljen e kurbës së aksidenteve, me objektiv zero jetë të humbura në 2050.

Numri i jetëve të shpëtuara në këto 7 muaj është tregues sinjifikativ për punën e bërë nga institucionet  dhe rritjen e përgjegjshmërisē tek drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës.

Në vjeshtē 2020 do të kemi gati dhe do të prezantojmë paketën e plotë me ndryshimet ligjore për përmirësimet në Kodin Rrugor, që forcojnë masat dhe i bëjnë rrugët tona më të sigurta”, shkruan Lleshaj./abc