Publikohet lista e parashikimeve të Baba Vangës për 2026-n

0
4

Fallxhorja e njohur bullgare, Baba Vanga, e cila shpesh përmendet për parashikimet e saj të bujshme, ka lënë disa paralajmërime shqetësuese për vitin 2026.

Sipas interpretuesve të fjalëve të saj, viti i ardhshëm do të shënohet nga fatkeqësi të mëdha natyrore si tërmete, shpërthime vullkanesh dhe ndryshime ekstreme klimatike, të cilat mund të shkatërrojnë ekosisteme dhe infrastrukturë në mbarë botën.

Një nga paralajmërimet më të forta lidhet me një përshkallëzim të mundshëm të konflikteve globale, që Vanga e ka cilësuar si nisjen e një lufte të madhe në Lindje me pasoja të rënda për Perëndimin dhe Evropën.

Tensionet mes fuqive të mëdha, veçanërisht mes SHBA-së dhe Rusisë, si dhe rreziku i një pushtimi të Tajvanit nga Kina, janë përmendur si pika të nxehta.

Po ashtu, ajo ka folur për dominimin e inteligjencës artificiale, duke paralajmëruar se teknologjia mund të kalojë përtej kontrollit njerëzor dhe të ndikojë drejtpërdrejt në punë, marrëdhënie dhe jetën e përditshme.

Një tjetër element që ngjall debat është rreziku nga hapësira. Vanga kishte përmendur një objekt misterioz që do t’i afrohet Tokës, të cilin disa e interpretojnë si kometë, ndërsa ekspertë si astronomi Avi Loeb kanë sugjeruar mundësinë që të jetë një anije e krijuar nga inteligjenca jashtëtokësore.

Edhe pse parashikimet e saj shpesh mbeten të diskutueshme dhe të pasakta, ato vijojnë të tërheqin vëmendje, duke bërë që viti 2026 të shihet nga shumëkush si një vit i mbushur me pasiguri dhe sfida.