Publikoi foto me bikini, Kendall Jenner thyen rekordin Kardashian të pëlqimeve

0
297

Kendall Jenner është një ndër femrat më të famshme në botë dhe nga modelet më të paguara, ndërsa ka bashkëpunuar me shtëpitë më të mëdha të modës, si Versace, Calvin Klein etj.

Edhe pse nuk është mësuar të postojë foto seksi shumë shpesh, këtë herë ajo bëri diferencën. Me bikini të lehta blu, të vogla, ajo shfaqet teksa ka kthyer shpinën.

Në fakt, fotografia e saj “theu” çdo rekord të motrave të saj Kardashian, pasi në vetëm 10 orë ajo mblodhi 5 milion pëlqime dhe me kalimin e kohës, ato vazhdojnë të rriten. Teksa kanë kaluar 19 orë nga postimi fotografia ka kaluar 6 milion pëlqime. g.v/abcnews.al