Puna e “ëndrrave” që askush “nuk e do”, 250 ditë pushim në vit

0
6

Amalie Lundstad është një inxhiniere 29-vjeçare norvegjeze që ka gjetur punën e ëndrrave për shumë njerëz: 250 ditë pushim në vit, pagë vjetore mbi 100 mijë euro dhe kushte të jashtëzakonshme pune në një platformë nafte pranë Bergenit, Norvegji.

Prej më shumë se tre vitesh, Amalie punon si inxhiniere procesesh në këtë platformë detare ku, përveç pagës bazë, përfiton shpërblime shtesë për turnet dhe gatishmërinë, duke e çuar të ardhurat nga 78 mijë deri në 113 mijë euro në vit. Ajo punon dy javë dhe më pas ka dy javë pushim – një ritëm që i jep mundësinë të udhëtojë, të ndjekë projekte personale dhe të qëndrojë aktive në rrjetet sociale, ku në Instagram (@amalielundstad) numëron thuajse 90 mijë ndjekës, shkruan A2 CNN.

Platforma ku ajo punon është e pajisur me palestra, simulator golfi dhe gjuetie, duke e bërë ambientin më të lehtë për të përballuar izolimin dhe largësinë nga familja. Megjithatë, puna është shumë e kërkuar dhe me përgjegjësi të lartë, pasi çdo gabim mund të ketë pasoja serioze për sigurinë. Amalie thotë se punojnë gjithmonë në çifte, ku njëri kontrollon punën e tjetrit për të shmangur çdo gabim.

“Nuk ka dy ditë të njëjta,” shprehet ajo, duke pranuar se megjithëse kushtet janë të mrekullueshme, puna është aq sfiduese sa pak vetë e dëshirojnë vërtet. (A2 Televizion)