Punësimi informal, ose siç njihet ndryshe ‘puna e zezë’ pa një kontratë nga subjektet private vijon të jetë shqetësim në Qarkun e Lezhës. Drejtori Rajonal i Punësimit Agostin Marku tha se formalizimi i tregut të punës është domosdoshmeri, pasi informaliteti sjell evazion fiskal, konkurrencë të pandershme, uljen e të ardhurave të shtetit dhe mungesën e mbrojtjes sociale për punëtorët.
Si zgjidhje drejtori i punesimit sheh disa ndryshime ligjore që vendet e lira të punës ashtu dhe rekrutimet të realizohen përmes zyrave të punës.
Sipas tij marrja e shërbimeve online ka ndikuar pozitivisht edhe për Zyren e Punës, duke eleminuar borokacitë dhe pritjet e gjata për qytetaret.