Punën s’ma dhanë shefat”, moderatorja sportive “shpërthen” ndaj kolegeve: Janë kukulla

0
209

Komentatorja e parë sportive shqiptare Qeqa Krelani numëron dy dekada si gazetare profesioniste në Kosovë dhe e ka konsideruar televizionin terrenin e saj të sigurt.

Së fundmi, ajo ka reaguar lidhur me debatin për veshjet provokuese apo zhveshjen në ekran të moderatoreve të sportit.

E pyetur për “Panorama plus”, ajo ka deklaruar se moderatoret e sportit që dalin vetëm si kukulla gjithçka janë, vetëm moderatore sporti nuk janë.

Qeqa ka theksuar se ajo vetë është me 19 vite karrierë në Radio Televizionin e Kosovës dhe punën nuk ia ka dhënë as partia dhe as shefat.

“Unë nuk jam moderatore sporti. Unë jam gazetare me 19 vite karrierë në Radio Televizionin e Kosovës. Punën nuk ma ka dhënë as partia, as shefat, prandaj nuk kam asnjë ndërhyrje që të më dizajnojnë sesi duhet të dukem e të flas. Por përderisa ia paguaj taksat këtij vendi deri në centin e fundit, kam të drejtë të vishem dhe të dukem siç dua unë. Mirëpo, për moderatoret e sportit që dalin vetëm si kukulla dhe brenda 1 ore emision gjithçka thonë është “birra…” dhe “butiku filani”, ato gjithçka janë, vetëm moderatore sporti nuk janë”, tha Krelani./abcnews.al