Punëtori shqiptar humb jetën në Itali

0
303

Një punëtor shqiptar, 56 vjeç, humbi jetën nga dëmtimet e rënda që mori pasi ra nga çatia e një ofiçine ku po kryente disa punime.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Prato, pranë Firences, sot rreth orës 9:30.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë karabinierët, policia bashkiake dhe mjekët e urgjencës.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, viktima, i lindur në Shqipëri por banues prej vitesh në Firence, po zëvendësonte disa tjegulla në kapanonin e ofiçinës kur shkeli mbi një dritare dhe u rrëzua.

Drejtuesi i ofiçinës dha menjëherë alarmin dhe njoftoi urgjencën, por dëmtimet e marra ishin shumë të rënda dhe fatale për punëtorin.

© SYRI.net