Punimet në godinën e Universitetit të Elbasanit të lëna në mes prej muajsh, studenti: Sikur jemi në burg

0
2

Studentët dhe stafi i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” përballen me një situatë problematike në ambientet e institucionit. Një student na ka adresuar problemin dhe në videon e dërguar prej tij, shishet se një pjesë e dyshemesë është dëmtuar dhe ka mbetur e hapur.

Studenti shkruan se kjo situatë vazhdon e tillë prej më shumë se një muaji, duke krijuar një ambient të papërshtatshëm dhe potencialisht të rrezikshëm për studentët dhe stafin.

Denoncuesi shkruan se nuk janë parë punëtorë të angazhuar për riparimin e kësaj problematike.

Mesazhi i plotë:

Prsh JOQ ne universitetin e elbasanit aleksander xhuvan,nk e dim jemi shkoll apo nburg e vlla. Ka 1 muaj qe rri ashtu. Nuk kam par punetor”.