Punimet në segmentin Elbasan-Papër/ Rama: Realizimi fizik i projektit ka arritur në masën 46%

0
2

Punimet në segmentin Elbasan-Papër, pjesë e Korridorit VIII, po vijojnë me ritme të shpejta për ta bërë autostradën funksionale sa më shpejt për qarkullim.

Kryeministri Edi Rama ndau disa foto në Facebook, nga puna në kantierin e rrugës Elbasan – Papër, Loti II, ku po vijohet me ritme të mira.

Deri tani, siç u shpreh Rama, realizimi fizik i projektit ka arritur në masën 46%. Kryeministri vlerësoi se ky investim pjesë e Korridorit VIII, do të përmirësojë qarkullimin rrugor me kushte e standarde të larta sigurie.