
Një punonjës funerali që bëri një foto pranë arkivolit të hapur të ikonës argjentinase të futbollit Diego Maradona u ka kërkuar falje, tifozëve.
Claudio Fernandez bëri fotografi pranë pranë trupit të Maradonës, së bashku me djalin e tij, i cili bëri një gjest fitoreje me gisht. Edhe një burrë tretë u shfaq në foto.
Maradona vdiq të mërkurën në shtëpinë e tij në Tigre, afër Buenos Aires.
Imazhet u shfaqen në internet ndërsa trupi i Maradonës po prehej në pallatin presidencial, duke provokuar zemërim.
Avokati i futbollistit, Matias Morla, është zotuar të marrë masa kundër “të poshtrit”, përgjegjës për fotot.
Z. Fernandez tha për Radio 10 të Premten se vendimi për të bërë fotografi që “diçka e menjëhershme”.
“Djali im, si çdo fëmijë, ngriti gishtin dhe bënë foton,” tha ai. “Unë e di që shumë njerëz janë ofenduar, ata e kanë marrë për keq atë.”
Z. Fernandez tha se ai kishte marrë kërcënime me vdekje. “Ata thonë se do të na vrasin, do të na thyejnë kokën,” i tha ai stacionit të radios.
syri.net
