Luan Cenollari, drejtuesi i mjetit që gjeti vdekjen në aksident rrugor te kryqëzimi i “21 Dhjetorit” në Tiranë pasi u përplas nga një tjetër makinë e drejtuar nga Emirjan Doko ishte punonjës i policisë së burgjeve me karrierë mbi 20 vite shërbim.
Sindikata Shërbimeve Policore të Shqipërise në një postim në facebook, thotë Cenollari ishte baba i dy fëmijëve dhe aktualisht ishte punonjës i Forcave Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
“Gjendja e veshtire ekonomike dhe pamundesia per te perballuar koston e jeteses ne metropol, kishte detyruar kolegun tone te ndjere, qe te punonte si taksi ne sherbim te qytetareve.Pagat e uleta ne polici, mospagesa e oreve shtese dhe punen ne ditet e pushimit javor, detyrojne koleget tane qe te kryejne nje pune te dyte pas sherbimit ose te vetelargohen nga sherbimi per shkak te diskriminimit ne page e kushte pune”.
Sipas Shoqatës, vetëm përgjate vitit 2021 deri në Tetor, janë vetëlarguar nga Policia e Burgjeve mbi 220 punonjës dhe ky trend po vazhdon në gjithë sistemin.
“Te ndalosh pagesen sipas ligjit per punen ne te shtuna dhe te djela, te mos paguash ditet teper mbi 22 dite/pune, te mos paguash rregullisht ditet e festave zyrtare, t’ju heqesh armatimin e brezit mbi 90% te stafit policor, normal qe do priten aksidente e braktisje sherbimi! Kjo eshte “dhurata” c’njerezore qe dyshja zaptuese e burgjeve, po i ben punonjesve ne sistem.Nese ka Shtet normal, duhet te marre masa urgjente, qe te mos degjojme me lajme te trishta me vdekje te parakoheshme ne Policine e Burgjeve! Sindikata i shpreh ngushellime te ndjera familjes se kolegut tone duke garantuar qe do gjendet prane me gjithe mundesite e saj!Prehu ne paqe kolegu yne i nderuar!”
Nga aksidenti i rëndë mëngjesin e sotëm humbi jetën Luan Cenollari dhe pasagjeri në mjetin e tij Ali Bejo, 69 vjeç.
I plagosur rëndë gjithashtu mbeti edhe drejtuesi i mjetit tjetër Emirjan Doko.