Ditën e sotme, punëtorët të cilët punojnë në inceneratorin e Elbasanit janë ngritur në protestë për shkak se sipas tyre nuk janë paguar prej dy muajsh . Punëtorët ankohen se nuk kanë marrë paga që prej dy muajsh, dhe përgjegjës bëjnë Administratorin e vendosur nga SPAK-ut, i cili sipas tyre nuk i paguan, e madje i bën vazhdimisht presion .
Protesta ndodhi fill pas skandalit të inceneratorëve që u përhap në qytetin e Elbasanit dhe në disa qyteteve të tjera të vendit. Mesa duket, kjo ngjarje bëri bujë të menjëhershme, pas ditës së djeshme në Komisionin Hetimor, kur Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka qenë i thirrur nga grupi hetimor, për një dëshmi në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.