Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasin M. Q., 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë përgjegjës në Sektorin e Ndriçimit pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike në A.Sh.P.U, bashkia Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 19.04.2024, punonjësi i Sektorit të Ndriçimit, shtetasi E. B., gjatë punës për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, u rrezua nga vinçi dhe si pasojë humbi jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.