Njohja e dy rajoneve të kontrolluara nga separatistët në Ukrainë, ka zemëruar dy aleatë të ngushtë të Vladimir Putin, presidenti turk Erdogan dhe kryeministri hungarez Viktor Orban e kanë quajtur të papranueshëm vendimin e Kremlinit.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdohan e ka quajtur të papranueshme njohjen e Rusisë së dy rajoneve të shkëputura nga Ukraina Lindore.
Kreu i shtetit turk i bëri thirrje të gjitha palëve të respektojnë ligjet ndërkombëtare.
Turqia, një vend anëtar i NATO-s është një fqinj detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi duke pasur marrëdhënie dypalëshe shumë të mira
Erdogan është ofruar për të ndërmjetësuar në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës duke paralajmëruar Moskën dhe duke kritikuar trajtimin e krizës nga perëndimi.
Edhe Hungaria, një vend aleat i Rusisë nuk e ka mirëpritur dekretin presidencial të Putinit për njohjen e Luhanskut dhe Donjeckun si entitete të pavarura.
Kryeministri Viktor Orban tha se edhe Hungaria do t’i bashkëngjitet veprimeve të NATO-s sa i përket sanksioneve që do të ndërmerren ndaj Rusisë.