Putini fut helikopterin e parë në një vend europian, ja cila është arsyeja

0
217

Edhe pse nën embargo nga BE që prej pushtimit të Krimesë, Rusia ka arritur të fusë helikopterin e parë në një vend evropian, përkatësisht në Bosnjë Hercegovinë, ngaqë ka furnizuar qeverinë autonome të Republika Srbska për përdorim policor.

Helikopteri “Ansat”, për të cilin mediat ruse e ato pro-ruse në rajon po i bëjnë shumë publicitet, është më shumë një test që kompania shtetërore ruse “Rosteh” të depërtojë në Ballkan e Evropë.

“Ansat” është një helikopter i lehtë me dy motorë, prodhimi serial i të cilit filloi në fabrikën e helikopterëve në Kazan të Rusisë.

(E.G/Faxweb.al)