Qafë Prush, tentuan të kalojnë 17-vjeçaren në bagazhin e makinës, prangoset 23-vjeçari

0
93

Tentuan të ndihmojnë një shtetase të mitur, për kalim të paligjshëm të kufirit, vihet të pranga 1 shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë një 17-vjeçar.

Po ashtu, procedohet në gjendje të lirë edhe e mitura që tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, u gjet e fshehur e mitura 17 vjeçe, e cila tentonte të kalonte kufirin përmes ndihmës të dhënë nga shtetasi D. LL. dhe 17-vjeçari.

“Në PKK Qafë Prush, në hyrje të RSH, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, kanë kaluar në vijë të dytë për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. LL. dhe me pasagjer një 17-vjeçar. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, u gjet e fshehur një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, përmes ndihmës (transportimit) të dhënë nga shtetasi D. LL. dhe 17-vjeçari.” – njofton policia.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin D. LL., 23 vjeç, rezident në Londër, si dhe proceduan në gjendje të lirë 17-vjeçarin, banues në Kosovë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe shtetasen e mitur për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së  Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.