Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap me armë në makinë.
Policia mori informacione për një shtetas, pasagjer në një automjet tip Audi, që qarkullonte i armatosur në zonën e Laprakës, dhe menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit të çantës së 30 vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me 2 krehëra dhe municion luftarak./abcnews.al