Rritja e çmimeve ka prekur produktet e shportës por edhe fruta-perimet.
Gazetarja: Sa ka qenë vaji?
Shitësja: 10.000 lekë ( të vjetra).
Gazetarja: Sa është tani?
Shitësja: 12.000 lekë ( të vjetra). Është rritur mielli, qumështi, kosi, djathi.
Vjollca, e cila prej vitesh merret me tregtimin e artikujve ushqimorë thotë se rritja e çmimeve ka bërë që dhe qytetarët të blejnë më pak dhe kjo është ndjerë në të ardhurat e biznesit.
“Ka rënë shitja. Gjatë verës shitëm lëngje dhe ujëra tani kurejnë njerëzit.”
Pamundësia për të përballuar kostot mujore të jetesës i detyron qytetarët të marrin ushqime më listë por kjo sjell pasoja për biznesin që jep mallin pa grumbulluar të ardhura.
“Ka shkuar 400-500 mijë lista në fletore. Marrin oriz, makarona se nuk ja mban dot, ndërsa paketa dhe gjëra qejfi nuk japim as ne me listë.”
Mos shlyerja e borxheve në kohën e duhur ka detyruar pronarët e këtij dyqani që të vendosin një tabelë.
“Që të ngelet miqësi, nuk japim veresi.”
“Mua më vjen keq, po dhe s’kam çfarë të bëj sepse më bllokohet leku, me çfarë ta ble mallin?”
Pavarësisht se kriza energjitike është njoftuar së fundmi nga Shqipëria dhe vendet e tjera të BE-së përfshirë edhe Britaninë, rritja e çmimeve në Shqipëri ka muaj që ka nisur duke prekur të gjitha produktet./OraNews/