Qejfi mbaroi. Në kërkim të atësisë për shtatzëninë e Kurum në Elbasan!

0
104

Nga Erion Murataj

Nuk di ç’të bëj njeriu i zi, të qeshë apo të qaj. Prej 48 orësh në rrjete dhe medie ka plasur një tragjikomedi Shekspiriane ku të paburrat e politikes se PS, PD e LSI shajnë e shigjetojnë kopilin që ka pjellë Kurum në Elbasan duke mos marrë asnjëri atësinë dhe përgjegjësinë.
Vallë të kenë harruar qejfin e orgjisë 22 vjeçare me Kurum i cili në varësi të atij që ia hipte e që ishte në pushtet e gostiste pa limit me para, pushime, aksione, vila e prona.
“Në fakt i gostiste edhe me orgji”.
Sikur të mos mjaftonte qerasja me këto të mira Elbasani dhe binomi Kurum-Ferrokrom numëron për hir të hamshorëve të orgjisë politike të 33 viteve, as më pak e as më shumë se 6 të zhdukur dhe 8 të vrarë.
Nuk ka dyshim që sot Kurum-it i duket vetja si “lepurushe e keqpërdorur”. E pra sado mëkatar të jetë Kurum pjella që ka prodhuar, vrasje, zhdukje , helmim dhe kancer për Elbasanin nuk ngel dot pa atësi pavarësisht se akti nuk ka qenë me një por me të gjithë të paburrat e politikes shqiptare.
Sot hesht, Luçiano Boçi, sot hesht Taulant Balla, sot hesht Damian Gjiknuri, hesht edhe Ervin Salianji e s’do mend që do të heshti edhe Gledian Llatja, fundja këta lavazhier të aktit janë. Prokuroria duhet të bëj ADN -në me qëllim që krimi të mos ngeli kopil, e kur kjo të ndodhë fatziu le ta marrë me vete dhe Elbasani të shpëtojë njëherë e mirë nga të paburrat dhe lavazhierët të cilët e helmuan, e zhdukën dhe e vranë.