Reperi Lil Yase është qëlluar për vdekje ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e sulmit dhe investigimet po vazhdojnë për të.
Gjatë orëve të para të mëngjesit policia gjeti trupin e tij të pajetë e dërgoi menjëherë në spital, mirëpo ishte tepër vonë pasi 26-vjeçar nuk mundi t’ju shpëtojë plagëve të marra.
Burime të afërta të Yase kanë treguar se ai është vrarë që ditën e shtunë dhe trupi ju gjet ditën e diel, shumë larg vendit ku ishte parë për herë të fundit.
Sipas mediave të huaja ky lajm i ka shokuar të gjithë miqtë dhe të afërmit e reperit pasi ai nuk kishte armiqësi me asnjë.
Ora news
![](https://www.oranews.tv/wp-content/uploads/2020/11/y-1.jpg)