Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës. I riu është kapur pasi lëvizte me armë zjarri. Gjithashtu ka qëlluar në ajër në vendin e quajtur “Kuzum Baba”, në lagjen Partizani në Vlorë duke rrezikuar banorë.
Sakaq gjatë kontrollit fizik nga policia i është gjetur 1 armë zjarri kallashnikov me krehër me municion luftarak dhe 1 mjet prerës biçak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.