26 vjeçari Benard Hoxha është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë zjarri në Babrru gjatë një sherri që ka ndodhur ditën e djeshme. Policia njofton se në flagrancë u arrestua Leonard Steaj pasi ka ndihmuar autorin të largohet.
Ngjarja u regjistrua dje në mesditë, ku pas një konflikti për motive të dobëta duke kanosur një 18-vjeçar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. S., 21 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. H., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Shtetasi B. H., pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke kanosur shtetasin A. P., 18 vjeç, ndërsa shtetasi L. S., e ka ndihmuar atë të largohet”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.