Detaje të reja dali në pah nga ngjarja e rëndë që ndodhi në një shkollë fillore në Virxhinia të SHBA-së, ku një 6-vjeçar qëlloi me armë një mësuese.
Policia e Virxhinas bën me dije se sulmi ishte i qëllimshëm dhe se 6-vjeçari është ndaluar dhe ndodhet në paraburgim.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale, në shkollën fillore Richneck në qytetin e Newport News, tha shefi Steve Drew.
“Ne nuk kishim paralajmërime. Ishte një situatë që ndodhi ku u qëllua me armë zjarri”, ka deklaruar shefi i policisë së Newport News, Drew. Më tej ai tha se të shtënat nuk ishin aksidentale.
6-vjeçari është dërguar menjëherë në paraburgim.
Pas të shtënave, mësuesja 30-vjeçare është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku deri më tani ajo nuk ka folur për policinë mbi shkaqet e sulmit apo detaje të tjera lidhur me nxënësin 6-vjeçar.
Edhe pse në SHBA është miratuar projektligji për kufizimet e aksesit për mbajtjen e armëve të zjarrit, sërish ngjarje të tilla po ndodhin.
Rastet e profilit të lartë të dhunës me armë në të gjithë SHBA-në vitin e kaluar përfshinin vrasjen e 10 personave në një dyqan ushqimesh në Buffalo , Nju Jork dhe 21 në një shkollë në Uvalde, Teksas.
(BalkanWeb)