Një 41-vjeçar është vënë në pranga në Memaliaj. Ky shtetas, mbrëmjen e së enjtes, qëlloi me armë zjarri në ajër për të kanosur dy persona.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka qëlluar me pushkë, me qëllim kanosjen e dy shtetasve, të afërm të njëri-tjetrit, të dy banues më fshatin Anë Vjosë.
Më pas, ai ka fshehur armën e zjarrit, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Qesarat.
Arma e zjarrit u gjet nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me disa fishekë./abcnews.al