Qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së bashkëjetueses, shpallet në kërkim i riu në Kukës

0
68

Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Kukësit pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së familjarëve të bashkëjetueses së tij.

Për këtë rast është arrestuar babai i tij, i cili tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës

Policia gjeti dhe sekuestroi pistoletën me të cilën qëlloi 28-vjeçari. Gjatë kontrolleve në banesën e babait të tij, u gjetën 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion dhe 1 përforcues grushti, që u sekuestruan bashkë me 2 automjete.