Një ngjarje e rëndë është regjistruar disa ditë më parë në qytetin e Cërrikut, ku një 46-vjeçar ka goditur me grushte një 59-vjeçar, e për pasojë ky i fundit është dërguar në spitalin rajonal për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, policia njofton se sot ka vënë në pranga autorin e ngjarjes. Arrestimi i tij ka ardhur pas informacioneve të ardhura në polici nga stafi i spitalit, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të plagosurit.
Kujtojmë se, ky i fundit nuk kishte bërë kallëzim në polici për ngjarjen në fjalë, ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
- “Cërrik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë ndaluar dhe vënë në pranga shtetasin A. P., 46 vjeç, banues në Cërrik, pasi dyshohet se më datë 17.04.2023, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në kokë, shtetasin F. M., 59 vjeç, banues në Cërrik, i cili merr aktualisht asistencë mjekësore, në spital. Shtetasi F. M. nuk e ka kallëzuar ngjarjen në Polici, ndërsa hetimet Policia i ka nisur pas informacioneve të marra nga spitali rajonal i Elbasanit, për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të këtij shtetasi. Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, njofton Policia e Elbasanit.