Një fëmijë 17 muajsh humbi jetën pasi u sulmua nga qeni i shtëpisë. Ngjarja është regjistruar të hënën bën të ditur policia e qytetit Merseyside në veri perëndim të Anglisë.
E vogla humbi jetën në spital.
Policia tha se familja kishte blerë qenin një javë më parë dhe janë të shkatërruar nga kjo humbje.
Policia do të kryejë ekspertizë kafshës, e cila u vra nga oficerët, për të parë nëse ishte një racë e paligjshme, si dhe do të përpiqet të identifikojë pronarët e saj të mëparshëm, shkruan BBC.