“Qënie e shpifur që sajon gjëra”/ Përplasje të ashpra në GJKKO, Nuredin Dumani: Gent Sharra dhe Asllan Plaku më …

0
2

Mbahet sot në Gjykatën e Posaçme dëshmia e Nuredin Dumanit, në kuadër të procesit ‘Plumbi i artë”.

Ashtu si edhe dje, Dumani iu përgjigj pyetjeve nga ana e mbrojtjes së të pandehurve të tjerë.

Mesohet se ai ka debatuar ashpër me ish- shokët e tij Gent Sharra dhe Asllan Plaku, teksa pretendoi se i kanë dërguar fjalë ndërkohë që ishte në qeli që të ndërronte dëshminë për Sharrën dhe Suel Çelën.

Kjo deklaratë e tij ka irrituar Plakun dhe Sharrën duke bërë që në seancë të ngrihen tonet.

“Ky është një qënie e shpifur që sajon gjëra”, tha Sharra

Ndërkohë, Asllan Plaku deklaroi se ka qenë Nuredin Dumani ai që i ka vënë gjobë Gent Sharrës dhe Suel Çelës 500 mije euro për të ndryshuar dëshminë.