Një ngjarje e rëndë është shënuar në Essex të Britanisë, ku një grua ka gjetur vdekjen pasi është sulmuar nga dy qen.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur vetëm pak ditë pasi në fuqi hyri ligji për ndalimin e qenve në ambientet publike, ndërsa qentë kanë qenë në pronësi të reperit Ashley Warren, i njohur ndryshe si “Wyless Man”, ndërsa viktima është vjehrra e tij.
Gruaja ka mbetur e plagosur rëndë pas sulmit të qenve, por edhe pse iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale, nuk ka mundur që t’u bëjë ballë plagëve, duke ndërruar jetë.
Pas vdekjes së gruas, policia ka arrestuar reperin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.