Rritja e çmimeve në tregun shqiptar po i kthen edhe disa produkte ushqimore të nevojshme në luks. Rritja e çmimti të qepës është një prej produkteve që biejnë më tepër në sy, ku vlera e saj arriti në nivele rekord deri në 2 mijë lekë kilogrami.
“Që qepa të shkojë 2 mijë lekë, kjo s’ka bo vaki ndodnjëherë, për Zotin”, shprehet e habitur një qytetare.
Prodhimi i ri vendas e ka ulur me 20-30 lekë çmimin e qepës, por për qytetsrët ato mbeten ende të shtrenjta.
“1 mijë e 700 lekë, shumë keq”, thotë një tjetër qytetare.
Në tregje një kilogram kushton nga 120 deri 160 lekë ndërsa në dyqanet e lagjeve, çmimi këtë prill arriti deri në 200 lekë.
“Kemi frikë ta blejmë se jemi pensionistë”, thekson s moshuara.
I shtrenjtë mbetet prodhimi i importit ndërsa ai vendas i sapo hyrë në treg kushton më lirë.
“Të merr frika të dalësh në Pazar, se të ikën 50 mijëlekshi pa marë asgjë”, thotë një tjetër qytetare.
Jo vetëm qepa, por edhe prodhimet e tjera bujqësore për një pjesë të konsumatorëve kanë çmime që përballohen me vështirësi.
“Janë shumë të shtrenjta, por do i blejmë se do hamë”, thotë qytetarja.
Qytetarët tregojnë se prej kohësh po shtrëngojnë dorën edhe me ushqimet.
“Pak nga të gjitha: një brokul, një patëllxhan, një erz, një diçka tjetër, se nuk është mundësia për të blerë siç duhet”, thotë qytetarja.
Blejnë nga pak e shkojnë atje ku mund të gjejnë më lirë.
“Unë ha nga të gjitha gjërat, por blej tani vetëm ato më kryesoret”, thekson pensionistja.
Rritja e çmimeve me të cilën po përballen qytetarët kohët e fundit konfirmohet edhe nga Instituti i Statistikave. Në muajin mars ushqimet ishin 11% më të shtrenjta krahasuar me marsin e vitit të shkuar.