Qershitë e Elbasanit mbeten në pemë! (VIDEO)

0
142

Vuajnë gjithë vitin për të nxjerrë në treg prodhimin e tyre por sakrificat kur vjen momenti i daljes në treg nuk ia vlen. Fermerët e Elbasanit , ata të cilët kanë kultivuar qershi këtë vit janë të kënaqur me prodhimin e bollshëm dhe cilësor por mungesa e tregut dhe çmimi i ulët i daljes në treg i ka sjellë probleme .

Siç duket edhe nga pamjet platacionet e qershisë janë plot me fruta por për ti shitur është berë e vështirë. Fermerët thonë se zgjohen që me natë për tu kujdesur për to por pavarësisht djersës së derdhur nuk marrin fitimin e dëshiruar.

Aktualisht fermerët e nxjerrin qershinë me çmim shumice nga 50-70 lekë që për ta është shumë e ulët.Vështirësitë janë të mëdha për fermerët që i kultivojnë por shqetësim gjatë viteve të fundit është bërë edhe mungesa e fuqisë puntore pasi të rinjtë kanë emigruar .Por pavarësisht se tregu nuk është i kënqshëm ata thonë se nuk do të heqin dorë nga kultivimi i qershisë të cilën e konsiderojnë trashëgimi nga të parët.