Qeveria i ndalon administratës të përdorë fondin e veçantë për shpërblimin e punonjësve në fundvit

0
119

Qeveria i ka ndaluar institucioneve shtetërore dhe vendore që të përdorin fondin e veçantë për shpërblim të punonjësve dhe për organizim festash gjatë këtij fund viti.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë ku është vendosur një ndryshim në ligjin për “Krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë”.

Sipas qeverisë për vitin 2022 përjashtohet përdorimi i fondeve speciale nga institucione buxhetore dhe jo buxhetore, institucione të njësive të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike të krijuara me ligj të posaçëm si dhe ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror në varësi të institucioneve qendrore .

Aktualisht qeveria ka miratuar dhënie bonusi vetëm për pensionistët dhe personat që trajtohen me pension invaliditeti.

Bonusi prej 5 mijë lekësh , do të përfitohet nga 695,101 pensionistë dhe ka nisur të shpërndahet që prej datës 1 dhjetor në të gjitha pikat e postave .
Po ashtu një mbështetje financiare prej 6 mijë lekësh është akorduar edhe për ata persona që trajtohen me pension invaliditeti.

PËRFITUES BONUSI

695 mijë pensionistë
5 mijë lekë

/abcnews.al/