Qeveria merr vendimin: Nuk do të aplikohet fasha 800 kW/h për muajin nëntor

0
111

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaratë për mediat mbi situatën energjetike në vend.

Qeveria ka vendosur të mos aplikojë fashën 800 kë/h për muajin nëntor. Përmes një deklaratë për mediat në Facebook, zëvëndëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku njoftoi se kjo fashë nuk do të aplikohet këtë muaj pasi parashikohen reshje dhe ka një rënie të caktuar në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë.

Kujtojmë se lidhur me situatën energjitike në vend, ERE ka njoftuar sot se ditën e enjte do të kryejë  mbledhje.

LAJM I MIRË
Qeveria Shqiptare po mbron të gjithë abonentët familjarë dhe biznesin e vogël nga goditja e çmimit stratosferik të energjisë.

Shifrat e kursimit të energjisë për muajin tetor janë domethënëse dhe na japin mundësinë që fashën prej 800 kilovatësh të mos e aplikojmë as për muajin nëntor, duke konsideruar gjithashtu parashikimet e motit me reshje në vijim, si edhe një rënie të caktuar në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë
Vetëm duke qenë të bashkuar me të vërtetat e kësaj situate ne mund dhe do ta përballojmë edhe këtë sfidë, ku THEMELOR MBETET KURSIMI
Kursim – Kursim – Kursim
#TëBashkuarJoTëNdarë