Qeveria rikthen fashat e energjisë me emërtim të ri. “Në emër të popullit” legalizohet kanabisi

0
125

Qeveria është e vendosur që të rikthejë fashat e energjisë elektrike, por tashmë me një emërtim të ri, me atë që socialistët e quajnë progresivitet.

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj pas mbledhjes së qeverisë ka shpjeguar se si do të preken fatura e konusmatorëve familjarë.

“5% e familjeve që harxhijnë gati 25% të konsumit të energjisë, që kalojnë mbi 700 km. Në konceptin e progresivitetit kush fiton më pak do paguajë më pak kush fiton më shumë. Ato familje që harxhojnë 700kv në raport me ato familje që nuk i ka ato mundësi, do të trajtohet më ndryshe.

Familjet që harxhojë më pak, nuk i ndryshon çmimi. Ato familje që  harxhojnë, nuk harxhojnë kot”

Duke përdorur justifikimin “në emër të popullit”, qeveria e majtë do të legalizojë edhe kanabisin për përdorim mjekësor, por për infrastrukturën do të konsultohet me shtetet e tjera të cilët e kanë vënë në fuksnion.

“Ne jemi duke u konsultuar me vendet në Europë dhe vendet e rajonit, pastaj do maturojmë shumë shpejt draftligjin”

Por Kryeministri Rama nuk e ka përjashtuar që në Këshillimin e ardhshëm kombëtar të pyesë popullin e tij për përdorimin e kanabisit edhe për përdorim vetjak.

Ora News