Korrupsioni i pandëshkuar perceptohet të jetë në nivele në larta në Shqipëri. Edhe sondazhi i radhës e nxjerr këtë rezultat.
Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë, në një libër mbi 250 faqësh, ka publikuar të dhënat e sondazheve kryesore, të bëra gjatë 5 viteve të fundit.
Arben Çejku, drejtori Ekzekutiv i kësaj Qendre, evidentoi disa prej gjetjeve kryesore.
Pa përfshirë aksionet e këtij viti të SPAK, një e dhënë tjetër prek drejtësinë, e reformuar në 2016.
Qytetarët shqiptarë besojnë më shumë institucionet e huaja, se ato vendase.
Të dhënat e sondazheve duhet të përdoren për përmirësimin e qeverisjes, por kjo nuk ndodh në realitetin politikbërës shqiptar, evidentojnë ekspertët.
Problem tjetër i theksuar në sondazhet mbetet papunësia, e sidomos mungesa e prespektivës, për të gjetur një vend pune. Ky tregues është më I dukshëm, tek mosha më aktive, 20-45 vjeç.
/abcnews.al