Dikush mund të besojë se pamjet e meposhtme vijnë nga arkivat e Luftës II Botërore, por në fakt janë nga Italia aktuale.
Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë turmën që ngre krahun në stil nazist me brohorima, para ish-selisë së partisë italiane Lëvizja Sociale, që tashmë është jashtë funksioni.
Eventi u zhvillua ditën e dielë në kujtim të vrasjeve të tre të rinjve neo-fashistë në Romë në vitin 1978.
Por legjislacionet e pas-luftës në Itali ndalojnë salutimin fashist me një krah.
Megjithëse konsiderohet si një simbol fashist përshëndetja naziste e ka në fakt origjinën në Romën e lashtë.
Çështja u ngrit kësaj jave nga politikanë të opozitës që kërkonin kërkonin llogari se përse mitingu nuk u ndalua nga policia.