Rreth 181 shpendë në një fermë në Peqin janë asgjësuar në këtë gropë.
Shkak për këtë është bërë, se shpendët kanë rezultuar pozitivë me gripin e shpendëve, një grip i cili ka ardhur në vendin tonë pak ditë më parë.
Fatmir Ozuni Shef i Shërbimit Veterinar bën me dije se infektimi mendohet se ka ardhur nga shpendët migratorë .
“Sëmundja Influenca Aviare është një sëmundje që prek kryesisht shpendët dhe këta përhapës janë kryesisht shpendët migratorë, të të ajrit,” tha Fatmir Ozuni, shef i Shërbimit Veterinar.
Krahas bllokimit të importit të shpendëve nga disa vende të borës, institucionet apelojnë fermerët që të mos tregtojnë me vendet e botës këto produkte.
“Unë nuk i kam të sëmurë, i kam të mirë, na bllokojnë këtu në pazar. Unë këtë kam punë, këtë kam bukën e fëmijëve,” thotë fermerja.
“Populli me këtë merret dhe nuk ka ku të kapet më. Ajo bie andej nga është pulari, stallë, këta janë rritur vetë,” thotë banori.
Ministria e Bujqësisë më herët kishte deklaruar se disa vatra të gripit janë shfaqur edhe në Fushë-Krujë.