Qiramarrësi vret pronarin e stallës së derrave

0
145

Një vrasje ka tronditur qytetin e Kuçovës.

Një 44 vjeçar vrau me armë një 41 vjeçar pas debateve të shumta.

Autori është Vangjel Polovina ndërsa viktima është Ajet Guneli.

“Ky shtetas, mëngjesin e sotëm, në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin A. G., 41 vjeç, pasi kishte debate të vazhdueshme dhe pretendonte se ai e ofendonte përditë” informon polici.

Shtetasi V. P. i kishte marrë me qira një stallë derrash 41-vjeçarit dhe kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me të me të pasi pretendonte se e shante dhe ofendonte përditë.

Pas krehjes së zonës është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Ora news