Qumështi I Patates – Vlerat Ushqyese Krahasuar Me Llojet E Tjera

0
123

Nuk është për t’u habitur që patatet janë zgjedhur për tu shëndrruar në qumënshtin më të ri në treg me bazë bimore.

Në fund të fundit, ato falin shumë përfitime shëndetësore, sepse janë plot me vitamina dhe lëndë ushqyese.

Por sa i shëndetshëm është ai në krahasim me llojet e tjera me bazë bimore? AgroWeb.org ju fton ta zbuloni më poshtë.

Përmbajtja e proteinave
Problemi me këto lloje qumështi është se kanë shumë më pak vitamina dhe lëndë ushqyese sesa përbërësi i papërpunuar.

Për shembull, bajamet janë burime të shkëlqyera të proteinash. Ato përmbajnë mbi 20 g proteina për 100g.

Por pas përpunimit ndodh që në 100 ml qumësht bajamesh, të ketë rreth një gram proteinë.

Kjo është e njëjta sasi ​​që do të gjenit edhe në 100 ml qumësht tërshëre.

Qumështi i sojës është më i mirë pasi përmban më shumë kokrra soje në krahasim me qumështin e bajames.

Ai ka rreth 3-3,5 g proteina për 100 ml. Kjo shifër është afërsisht e njëjta sasi proteinash që do merrni për të njëjtën sasi me qumësht lope.

Njëjtë si qumështi i lopës, ai i sojës përmban aminoacide thelbësore të cilat trupi ynë nuk është në gjendje t’i prodhojë natyrshëm.

Ndërsa në rastin e patateve, ato vetë janë të ulëta në proteina. Kjo do të thotë se pas përpunimit, qumështi i patates përmban më pak se 0,5 g proteina për 100 ml.