Qumështi i Shqemes – Vlerat Ushqyese për të Gjithë Organizmin

0
85

Qumështi i shqemes është qumësht që prodhohet duke përdorur arrat e shqemes dhe ujë.

Ky qumësht është i pasur me vitamina, minerale, yndyrna të shëndetshme dhe përbërës të tjerë të dobishëm.

Ai është gjerësisht i njohur për vegjetarianët dhe individët që janë intolerantë ndaj laktozës.

Qumështi i shqemes mund të përdoret gjithashtu për të zëvendësuar qumështin e lopës në receta të ndryshme gatimit, si dhe të përdororet për konsum të përditshëm dhe për të bërë pije të nxehta.

Në këtë artikull, AgroWeb.org ka evidentuar të gjitha përfitimet shëndetësore të qumështit të shqemes.

Është I Pasur Me Nutrientë

Lëndët ushqyese që ai përmban janë proteinat, yndyrnat e shëndetëshme, vitaminat dhe mineralet.

Yndyrnat e shëndetëshme që përmban ky qumësht, ndihmojnë në mirëqenien e zemrës.

Ndërsa magnezi ka një rol thelbësor në qarkullimin e gjakut, mirëqenien e zemrës dhe sistemit nervor.

Redukton Peshën Trupore

Njerëzit që duan të bien nga pasha mund të përfitojnë shumë nga ky qumësht nëse e bëjnë pjesë të regjimit ushqimor.

Duke qënë i pasur me fibra, ky qumësht mund të bëjë të ndiheni të ngopur për më gjatë, kështu mund të zvogëloni dëshirën për të ngrënë gjatë ditës.

Përmirëson Shëndetin E Syve

Meqenëse shqemet përmbajnë agjentë parandalues ​​të kancerit, konsumi i rregullt i qumështit të shqemes, mund të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit e qelizave, të shkaktuara nga radikalet e lira në sy.

Ekzaminime të ndryshme kanë demonstruar se konsumi i ushqimeve të pasura me zeaksantinë dhe luteinë mund të ndihmojë në zvogëlimin e mundësisë së degjenerimit makular (AMD), i cili mund të shkaktojë humbjen e shikimit.

Nivelet e larta të këtye agjentëve, mund të ulin rrezikun e kataraktit tek njerëzit e moshuar.

Ka Efekt Antikancerogjen

Studime të ndryshme ku AgroWeb.org mbështetet, kanë treguar se konsumimi i vazhdueshëm i produkteve të shqemes, mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të disa qelizave kancerogjene.

Forcon Sistemin Imunitar

Qumështi i shqemes është i pasur me zink dhe antioksidantë të cilët ndihmojnë në forcimin e imunitetit.

Meqenëse është i pasur me agjentë parandalues ​​të kancerit, studimet kanë treguar se mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit në trup duke përmirësuar imunitetin.

Zvogëlon Rrezikun E Sëmundjeve Dhe Goditjeve Në Zemër

Qumështi i shqemes përmban acide yndyrore të ngopura dhe të pangopura, të cilat ndihmojnë në rritjen mirëqënies së zemrës.

Gjithashtu qumështi i shqemes përmban magnez dhe kalium, elementë që kanë një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve koronare dhe uljen e rrezikut nga goditjet në zemër.

Forcon Kockat

Për shkak të pranisë së lartë të magnezit, kaliumit,kalciumit dhe vitaminës K, ky qumësht ndihmon në forcimin dhe mirëmbajtjen e kockave.

Duke pasur kocka sa më të shëndetëshme do të keni më pak rrezik të pësoni fraktura në to./AgroWeb.org