Ditën e sotme, disa qytetarë të Elbasanit janë paraqitur në ambientet e bashkisë pasi u është premtuar një takim me kryetarin, Gledian Llatja në orën 10:00.
Megjithatë, deri tani nuk ka ardhur asnjë përfaqësues për t’u përgjigjur shqetësimeve të banorëve edhe pse prej disa orësh ata presin në këmbë për hallet e shqetësimet e tyre.
Ata thonë se në pikun e verës, qyteti po përballet me ndërprerje të ujit dhe ndotje masive nga djegia e mbeturinave në landfill. Por mungesa e informacionit dhe e përgjegjësisë nga institucionet ka krijuar shqetësim dhe pakënaqësi në komunitet.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ. Jane te gjithe banoret e Elbasanit neper dyert e Bashkise per te bere takimin me kryetarin e bashkise. Pritja eshte ne oren 10 dhe akoma nuk ka ardhur njeri per te takuar banoret. I gjithe Elbasani eshte pa uje. Skemi uje per tu lare e per te pire. Asnje pergjigje nuk na japin. Ju lutem anonim