Qytetarët elbasanas festojnë Krishtlindjet

0
176

Edhe në Elbasan besimtarët ortodokse dhe katolikë këto Krishtlindje i kanë gjetur ndryshe nga herët e tjera, diktuar nga pandemia e cila ka sjellë dhe masa kufizuese.Pavarësisht thirrjes për të shmangur grumbullimet ishin të shumtë besimtarët e krishterë që morën pjesë këtë paradite në meshën e drejtuar nga metropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Imzot Andoni.

Gjithësesi qytetarët janë përpjekur të respektojnë masat antikovid. Për ta Krishtlindjet e këtij viti janë të pazakonta dhe mjaft të heshtura, por përballe pandemisë që po kërcënon globin nuk kanë zgjedhje tjetër.

Gjithësesi me optimizëm besimtarët e krishterë përcollën urimet e tyre për kthimin sa më parë në normalitet.