Festat e fundvitit edhe këtë 2022 do të mbyllen të vobekta për një pjesë të madhe të qytetarëve të Elbasanit.Kriza ekonomike duket se ka ndikuar shumë në shpenzimet e qytetarëve, pasi ata duket se nuk do të kenë mudnësi të blejnë as gjelin e detit.
Tregtarët e paktë që kanë mbetur në tregun e shpendëve në Elbasan, thonë njerzit nuk kanë para te blejnë gjelin e detit.
“S’po shesim hiç fare. Këtë popull e ka penalizuar qeveria. Nuk ka shitje fare, ky popull ka ikur,” tha një shitës.
Edhe pse festat janë rreth 3 javë larg, shpresa për t’i shitur të gjithë gjelat është thuajse e shuar.
“Nuk presim të shiten, sepse s’ka njerëz, njerëzit janë larguar.
Që në orën 7:00 kam shitur një dhe atë e shita me humbje, sepse aq lekë plotësonte,” tha ai.
Qeveria miratoi shpërblimin 5000 lekë për pensionistët, për fundvit, por me këtë shumë nuk mund të blihet një gjel deti.
Të njëjtin fakt e konfirmojnë edhe vetë pensionistët, të cilët thonë se rritja e çmimeve, do ndikoj tek tryeza e fundvitit.
“Jo nuk e përballojmë dot, çfarë do përballojmë ne? Ne s’marrim asnjë gjë. Marim pak kemp, ato i harxhojmë ilaçe
50 mijë lekë nuk mjaftojnë, po çfarë të bëjnë njerëzit?,” thonë të moshuarit.