Qytetarët në Milano protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026: Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell asnjë përfitim ekonomik

0
2

Mijëra qytetarë dhe aktivistë marshuan në Milano, duke protestuar kundër ndikimit mjedisor dhe ekonomik që sipas tyre shkaktojnë Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026.

Protesta u zhvillua pas ceremonisë spektakolare të hapjes në stadiumin San Siro, ku u promovua kultura italiane. Megjithatë, jashtë stadiumit, qyteti u bë skenë e pakënaqësive të shumta: aktivistët dhe studentët marshuan për të kundërshtuar praninë e ICE-së dhe ndikimin e projektit në mjedis.

Pjesëmarrësit shfaqën banderola me mesazhe si: “ICE out”, dhe kritikuan qeverinë e Giorgia Meloni dhe kryebashkiakun e Milanos, Beppe Sala. Disa hodhën fishekzjarre dhe bomba tymi, por marshimi mbeti kryesisht paqësor.