Nën moton “Boll na vodhët”, mijëra qytetarë vërshuan sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të shprehur revoltën e tyre kundër rritjes së çmimeve.
Arrestimet e tre protestave të mëparshme nuk i trembën.
Më të shumtë në numër për më shumë se 2 orë ata kërkuan ndërhyrjen e qeverisë tek taksat e naftës dhe tek çmimi në mënyrë që të ulet.
Thirrja e tyre shkoi edhe për lirimin e protestuesve në tre protestat e mëparshme.
“Lironi shokët tanë!”
Tubimi paqësor, në të cilin nuk u regjistrua asnjë incident, nisi rreth orës 11 dhe përfundoi në 13:43 me një marshim drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Protesta u mbyll me njoftimin për tu rikthyer sërish nesër në të njëjtën orë.
Ishte aktivisti Mirgen Qiraxhi i cili tha se qytetarët do të vazhdojnë protestat dhe do të mblidhen sërish nesër nga sheshi “Skënderbej” për te kryeministria.
Protestës së sotme në Tiranë ju bashkuan shumë qytete të vendit, duke bllokuar edhe rrugë ku nuk munguan edhe shoqërimet nga policia.