“Për emigrim kane ikur te gjithë ata.”
Kjo është përgjigja e qytetarë kur pyeten pse në Cërrik nuk ka të rinj. Është kthyer në shembull i shpopullimit të qyteteve të vogla. Mungesa e shpresës i detyron të ikin.
“Nuk ka punë fare 0.”
Cërriku u ngrit rreth 7 dekada më parë si qytet industrial. Kur ndërmarrjet dhe uzinat u mbyllën, qyteti nisi të plaket.
“Po largohen të gjithë. Ku do hanë, ku do jetojnë.”
“Është shumë shqetësuese. Andej (jashtë shtetit) i kemi të gjithë fëmijët, ku do jetojnë këtu. Vetëm ne mosha e tretë kemi ngelur.”
Rreth 90 mijë banorë, kryesisht të rinj janë larguar nga qarku i Elbasanit në dy dekadat e fundit.
ora tv