Ra në greminë në aksin Fushë Buall-Shushicë, pas disa orësh kërkime gjendet trupi i pajetë i shoferit (Emri)

0
347

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Fushë Buall-Shushicë, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën.

Nazmi Boja ka humbur kontrollin e mjetit duke rënë disa metra në greminë. Pas disa orë kërkimesh Ekipet e Zjarrfikëses së Elbasanit, Emergjencave Civile dhe Ekipet e Alpinizmit të Kërkim Shpëtimit Malor arritën të identifikojnë mjetin e rrëzuar në greminë.

Fatkeqësisht drejtuesi i mjetit nuk ka mundur të mbijetojë. Disa dhjetëra punonjës u angazhuan për të shpëtuar personin e aksidentuar, por terreni i malor vështirësoi punën e ekipeve të shpëtimit

Është dashur ndërhyrja e helikopterit të emergjencave civile për të lokalizuar vendin e aksidentit. Më pas është bërë e mundur nxjerrja e trupit, fatkeqësisht i pajetë.