Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën shqiptari në Greqi

0
2

Një shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm teksa ishte duke punuar në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në bashkinë e Limni Plastiras. Sipas autoriteteve greke, shqiptari është goditur nga rryma e tensionit të lartë.

Mediat greke shkruajnë se 50-vjeçari shqiptar punonte në një kompani kontraktore në rrjetin e HEDNO pranë “Tsardaki”.